Një burrë është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 tetor, rreth orës 22:40.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.