Një grua dhunohet fizikisht nga bashkëshorti dhe vëllai i saj në Viti, arrestohen të dy

Dy persona janë arrestuar në Viti nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 tetor, rreth orës 19:00.

Të dyshuarit janë bashkëshorti dhe vëllai i viktimës.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Të fundit nga rubrika