Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, dhe kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, kanë zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, duke kërkuar përfundimin e luftës në Ukrainë dhe rifillimin e negociatave të paqes, raporton Euronews.
Biseda u zhvillua të martën, më 27 tetor, pas konsultimeve me Ukrainën dhe në vazhdën e takimit të mbajtur më 20 tetor në Oslo.
Sipas autoriteteve finlandeze dhe norvegjeze, diskutimi u përqendrua te lufta në Ukrainë dhe përpjekjet diplomatike për të arritur paqe dhe stabilitet në Evropë.
Presidenti Stubb e cilësoi bisedën si të drejtpërdrejtë dhe përmbajtësore, duke theksuar se përfundimi i luftës kërkon diskutime të drejtpërdrejta. Ndërsa kryeministri norvegjez, Støre, nënvizoi rëndësinë e uljes së tensioneve, duke kujtuar pasojat e rënda njerëzore dhe materiale të konfliktit.
Të dy liderët ritheksuan se Finlanda dhe Norvegjia do të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën. Biseda vjen në një kohë kur po përgatiten takime të reja diplomatike në Abu Dhabi, ku pritet të diskutohen hapat e ardhshëm drejt përfundimit të luftës.