Kryetarja e vendit, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe avancimin e projekteve të përbashkëta.
Haxhiu ka bërë të ditur se vëmendje të veçantë gjatë takimit u është kushtuar projekteve infrastrukturore, përfshirë lidhjen rrugore Prizren-Tetovë dhe autostradën Shkup-Bllacë, si dhe ndërlidhjes energjetike ndërmjet dy vendeve.
Ajo ka theksuar se interes i përbashkët është që këto projekte të realizohen sa më shpejt, në mënyrë që zotimet të shndërrohen në rezultate konkrete për qytetarët.
“Këto projekte kanë rëndësi përtej infrastrukturës. Ato e lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave, dhe njëkohësisht tregojnë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë si dy fqinjë të mirë”, ka shkruar Haxhiu.
Haxhiu ka bërë të ditur gjithashtu se Kuvendi i Kosovës do t’i mbështesë këto projekte dhe do t’i ndjekë nga afër deri në përfundimin e tyre.