Deputetët votojnë pro ratifikimit të Traktatit mbi ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane

Kuvendi i Kosovës

Me 83 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.

Pozitë dhe opozitë ishin pro ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

“Vota e Partisë Demokratike të Kosovës, do të jetë në mbështetje të ratifikimit të këtij traktati”, ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i jep përkrahje”, ka thënë Driton Selmani – deputet i LDK-së.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se “ky traktat ka për qëllim forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën juridik në çështjen penale midis dy vendeve”.

“Përmes këtij traktati parashihet marrja e dëshmive përmes video-konferencës, komunikimi i drejtpërdrejtë ndërmjet organeve tona gjyqësore, ngrirja dhe sekuestrimi i të ardhurave nga krimi dhe instrumenevete të përdorura për kryerjen e krimit”, është shprehur ajo gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika