Mehaj përkujton Haki Pavatajn, të cilit ia morën jetën mizorisht policia serbe

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përkujtuar ish-drejtorin e Shkollës Fillore “Bajram Curri” Haki Pavatajn, nga Strellci i Epërm i Deçanit, i cili u vra mizorisht nga policia serbe

Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar Haki Pavataj-n, ish-drejtorin e Shkollës Fillore “Bajram Curri” në Strellc të Epërm të Deçanit, i cili u vra në mënyrë mizore më datë 21 korrik të vitit 1992 në stacionin e policisë serbe në Deçan.

Mehaj e kujton Pavataj-n si drejtori i parë i drejtorisë së arsimit shqip në Komunën e Deçanit, i cili ka punuar në bazë të planeve dhe programeve të MAShK të Republikës së Kosovës.

“Drejtori Haki Pavataj do të mbahet mend gjithmonë si drejtor i parë i Drejtorisë së Arsimit shqip në Deçan, si dhe një drejtues i shkollës shqipe i cili punoi dhe veproi sipas planeve dhe programeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Republikës së Kosovës,” shkruan Mehaj.

Haki Pavataj, ish-drejtor i shkollës fillore “Bajram Curri” në Strellc të Epërm të Deçanit

Mehaj ka shtuar se Haki Pavataj do të mbetet përjetësisht në historinë më të re të popullit, pasi ai është drejtori i parë shqiptar i një shkolle shqipe, i cili u vra mizorisht, në mënyrë më çnjerëzore nga aparati shtetëror gjenocidial serb.

“Haki Pavataj ka hyrë dhe ka mbetur përjetësisht në historinë me të re të popullit tonë, ngase është drejtori i parë shqiptar i një shkolle shqipe, i cili u vra në mënyrat me çnjerëzore nga aparati shtetëror gjenocidial serb në fillim të dekadës së fundit të shekullit XX, ngase nuk pranoi që vulat e shtetit të Kosovës, t’ia dorëzojë policisë dhe administratës serbe,” shkruan Mehaj.

Kujtimi do të jetë i përjetshëm për Haki Pavatajn, përfundon ministri i mbrojtjes.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika