Krasniqi për krizën ekonomike: Qeveria duke e injoruar problemin vetëm po e thellon atë

Memli Krasniqi, gjatë seancës të së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti është i domosdoshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, se nuk po ndërmerr masa për trendin e rritjes së çmimeve, sidomos për produktet esenciale dhe naftës.

Krasniqi, po ashtu, e ka kritikuar pozitën, për iniciativën e një rezolute për rritjen e çmimeve. Ai ka thënë se Qeveria nuk duhet të presë rezoluta nga Kuvendi i Kosovës, sepse siç thotë ai, ajo i ka të gjitha mekanizmat veprues. Problemi kryesor i ekzekutivit, sipas tij, është se po e injoron problemin, dhe me këtë vetëm sa po thellohet kriza.

Kryetari i PDK-së, u shpreh se kryeministri Albin Kurti po fshehet prapa shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, e cila edhe e propozoi rezolutën për rritjen e çmimeve.

Seanca e 14 korrikut në Kuvendin e Kosovës

“Me këtë rezolutë militanti i VV-së nuk mundet ta vlerësojë, i bjen që Mimoza po e mëson Albinin çfarë të bëjë. Albin Kurti po fshehet prapa Mimozës sepse ai e di që qëllimi i rezolutës nuk është i drejtë as i ligjshëm as i duhur, prandaj i duhet një lojë e tillë për ta kamufluar këtë”, ka deklaruar Krasniqi.

Tutje, i pari i PDK-së ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka të gjithë numrat e nevojshëm, por siç thotë ai, nuk kanë guxim dhe as dije për ta luftuar inflacionin, dhe se ekonomia e Kosovës është në gjendjen më të rëndë në 23 vjetët e fundit.

Krasniqi ka propozuar që të pezullohet akciza për naftën dhe të reduktohet TVSH-ja për produktet bazë.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika