Osmani: Lufta e UÇK-së nuk mund të zhbëhet, akuzat e Dick Marty-t janë gojëdhëna

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se është lajm i mirë miratimi i rezolutës dhe çdo përkrahje tjetër të Shqipërisë ndaj Kosovës, por sipas saj ajo nuk mundet të bëjë përshëndetje speciale për miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me rezolutën e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, kundër raportit të ish-senatorit zviceran Dick Marty. Ajo ka thënë se të dyja shtetet, edhe Kosova dhe Shqipëria mund të miratojnë rezoluta, por zhbërjen e një dokumenti të fuqizuar mund ta shfuqizojë vetëm organi që e ka miratuar, në këtë rast sipas saj Këshilli i Evropës.

Osmani tha se luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nuk mund ta zhbëjë askush e “aq më pak një raport i rremë”.

Lufta e UÇK-së nuk mund të zhbëhet nga askush, sepse historinë nuk mund ta ndërrojë askush. Kosova e ka mbrojtur veten nga një regjim gjenocidal, i udhëhequr nga Millosheviqi, mbetjet e të cilit ende janë në Serbi në kuptim të mendësisë së tij”, ka deklaruar presidentja Osmani.

Presidentja Osmani ka deklaruar se, Dick Marty ka tentuar që qëllimisht ta shtrembërojë të vërtetën e luftës gjenocidale të shkaktuar nga Serbia. Ajo ka thënë se vetë prokurorët e Hagës e kanë hedhur poshtë raportin e tij duke e cilësuar se nuk ka fakte.

“Dick Marty ka tentuar ta shtrembërojë të vërtetën e një lufte gjenocidale kundër popullit të Kosovës. Prokuorir Williamson në raportin e tij thotë se nuk ka argumente për trafikim organesh, këto thashetheme kanë rënë në tokë, para shumë vjetësh”, ka thënë Osmani.

“Vetë prokurorët i kanë gjuajtur në pleh ato gojëdhëna dhe thashetheme të Dick Martyt, sa i përket kinse trafikimit me organe që askush nga Kosova nuk e ka bërë”, ka vijuar ajo.

Në fund, presidentja e Kosovës, ka thënë se e mirëpresin çdo iniciativë të Shqipërisë që do t’i ndihmonte Kosovës. Ajo e ka kërkuar ndihmën e Shqipërisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Ndërkaq, edhe presidenti Ilir Meta ka thënë se raporti i Dick Marty-t nuk përbën asnjë fakt në vete. Ai beson se ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë do të dalin të pafajshëm.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika