Shkarkohet kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore

Bordi i Përkohshëm i Ndërmarrjes Publike Banesore, e ka shkarkuar Hajdar Hoxhën, nga pozita e kryeshefit ekzekutiv në këtë ndërmarrje

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB)

Shefi i Grupit të Asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Leutrim Retkoceri ka bërë të ditur se të hënën është shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Hajdar Hoxha.

“Prandaj, në vazhdën e reformave që po bëhen nëpër ndërmarrjet e Prishtinës, pas KRM “Pastrimi” dhe “Hortikulura”, ndryshimi sot u bë edhe në menaxhmentin e “Ndërmarrjes Publike Banesore” – duke u shkarkuar menaxhmenti i vjetër”, ka shkruar Retkoceri në Facebook.

Ai i ka kritikuar menaxhmentet e vjetra të kësaj ndërmarrjeje duke thënë se mandatet e tyre janë karakterizuar me keqmenaxhim e mungesë të transparencës.

Tutje, ai ka thënë se me këto siç i ka cilësuar keqmenaxhime, do të merret policia dhe prokuroria.

Në fund, Retkoceri ka thënë se me menaxhmentin e ri do t’i fillojë menjëherë reformat.

Dokumenti i shkarkimit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika