Aksident në Pogragjë të Gjilanit, humb jetën shoferi i kamionit

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën një person ka humbur jetën në fshatin Pogragjë të Gjilanit, si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture të llojit pikap. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në spitalin e Gjilanit

Të hënën e 25 korrikut, një person ka vdekur në Pogragjë të Gjilanit, si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture të llojit pikap.

Rastin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më 25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është shkaktuar aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture e llojit pikap ,me tabela vendore”, ka deklaruar Hashani.

“Me këtë rast drejtuesi i kamionit e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderueshme është përplasur për një muri skaj rruge. Ndihma e shpejtë personin e aksidentuar (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spital Rajonal në Gjilan”, ka shtuar ai.

Hashani ka bërë të ditur se edhe për kundër ndihmës së mjekëve, personi i aksidentuar i lindur më 1960, shtetas i Kosovës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkaq, për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML) në Prishtinë.

Po ashtu rasti po hetohet nga policia e Kosovës dhe nga njësitet e trafikut rajonal.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika