Xavi me kërkesë për rikthimin e Messit në Barcelona

Futbollisti spanjoll, Xavi i cili është menaxher i klubit të La Ligës së Barcelonës, i ka kërkuar presidentit të Barcelonës Joan Laporta-s që ta kthejë Lionel Messin tek katalunasit

Xavi kërkon rikthimin e Lionel Messit në Barcelona

Lionel Messi u largua nga Barcelona për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain vitin e kaluar, pasi Barcelona kishte vështirësi financiare, sezoni i tij i parë në Francë ishte i mirë, dhe sipas raportimeve spanjolle, Xavi ka kërkuar që Barcelona ta sjellë prapë legjendën e klubit, Lionel Messin, verën e ardhshme.

Marrëveshja e cila pritej që të ndodhte verën e kaluar për vazhdimin e kontratës ndërmjet yllit me katalunasit dështoi si pasojë e rregulloreve financiare të La Ligës, ku kjo pengesë u bë shkak i pengesës së marrëveshjes që pritej të ndodhte.

Pas gjithë kësaj, argjentinasi prishi lidhjen 20-vjeçare me gjigantët katalunas duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me kampionët e Ligës 1, Paris Saint-Germain në muajin gusht, për të cilët ai shënoi vetëm gjashtë gola në ligë, përgjatë sezonit 2021-2022.

Në muajin maj, Messi kishte thënë se nuk donte të largohej nga lumturia që kishte në Camp Nou.

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi ka marrëdhënie të shkëlqyera me argjentinasin ku edhe është i bindur se rikthimi i Messit në Barcelonë do të sjellte klubit katalunas shumë të mira.

Megjithatë, PSG dëshiron që Messi të nënshkruajë edhe për një vit tjetër, pavarësisht paraqitjes së tij të parë në Francë.

Presidenti i Barcelonës, Laporta: Kapitulli i Lionel Messit në Barcelonë nuk ka mbaruar

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika