Ministrja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss: Do të jem mikja më e madhe e Ukrainës

Ministrja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, është kryesuese për të zëvendësuar kryeministrin britanik, Boris Johnson

Liz Truss

Ministrja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss, po konkurron për të zëvendësuar kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Boris Johnson i cili u detyrua të shpallte dorëheqjen e tij në fillim të këtij muaji nga një rebelim në Partinë e tij Konservatore për një seri skandalesh, ka qenë një mbështetës i zëshëm i Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në shkurt.

Boris Johnson gjatë detyrës së tij kishte udhëtuar dy herë në kryeqytetin Kiev për të takuar Zelenskiy.

Truss ka thënë se nëse ajo do ta fitonte detyrën, do të qëndrojë si “mikja më e madh” e Ukrainës.

“Si kryeministre do të jem mikja më e madh e Ukrainës – duke ndjekur gjurmët e Boris Johnson – dhe do të angazhohem plotësisht për të siguruar që Putini të dështojë në Ukrainë dhe të pësojë një disfatë strategjike dhe që Rusia të jetë e kufizuar në të ardhmen”, tha ajo në një deklaratë për reuters.

Truss po konkurron për t’u bërë kryeministre e re kundër ish-ministrit të financave Rishi Sunak në një garë lidershipi që është shënuar nga përplasjet për kohën e uljes së taksave, si dhe më shumë sulme personale.

Votimi për kryeministrin e ardhshëm do të bëhet me 5 Shtator.

Anëtarët e Partisë konservatore do të jenë ata që do të  vendosin se kush do të zgjidhet si  kryeministër.

Truss, e cila si ministre e Jashtme e ka mbikëqyrur vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që janë më të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, tha se do të punonte me aleatët për të ofruar më shumë armë dhe ndihmë humanitare për Ukrainën.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika