Krasniqi: Kosova ka të drejtën e reciprocitetit

Kreu i PDK-së, ka thënë se Kosova ka të drejtën e zbatimit të masave të reciprocitetit me Serbinë jo vetëm për letërnjoftimet, por për të gjitha fushat që janë në interes të saj

Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se vendimet sovrane të bazuara në kushtetutën e Republikës së Kosovës janë vendime obligative, të cilat duhet të jenë të respektuara nga të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

Përgjatë qëndrimit të tij në Mitrovicë, Krasniqi ka përmendur paralajmërimet e veriorëve për mosdëgjueshmëri institucionale, e njëherësh edhe rikthimin e barrikadave nga data 1 gushti.

Njëherësh, në këtë datë pritet të fillojë zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftimet.

Në një intervistë për KosovaPress, ai ka thënë se Kosova ka të drejtën e zbatimit të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë jo vetëm për letërnjoftimet, por për të gjitha fushat që janë në interes të saj.

“Vendimet sovrane të bazuara në kushtetutë të institucioneve të vendit tonë janë vendime obligative që duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët… Kosova e ka të drejtën e vet që të zbatojë masat e reciprocitetit. Në disa fusha këto masa janë të vonuara, ne shohim se në fushën e ekonomisë dhe tregtisë heqja e masave të reciprocitetit ka pasur një efekt negative sa i përket raportit tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe shpresa jonë është që veprimet të cilat janë në interes të vendit tonë, të merren për të gjitha fushat” , ka thënë Krasniqi.

Nga e hëna, Kosova do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.

Ndër të tjera, të dielën,  kryeministri Kurti, ka ftuar  në mbledhje Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja ka filluar në orën tetë të mëngjesit, ndërsa ka përfunduar pas dy orësh diskutim.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika