Edi Rama: Situata në veri tregon se pse Kosova duhet të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Spanjës, ka treguar nevojën e Kosovë për të qenë pjesë e Ballkanit të Hapur për të ndërtuar paqe dhe për të kriijuar ambient të sigurt për gjeneratat e reja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Të hënën e 1 gushtit, Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Spanjës kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri shqiptar është pyetur edhe për ngjarjet e djeshme në veri të Kosovës, dhe nëse këto ngjarje, janë arsyeja se pse Kosova nuk duhet të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur.

“Ngjarja e djeshme është pasqyrë e vështirësisë së thellë që ka në këtë marrëdhënie dhe ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin e shtetit të Kosovës bazuar në marrëveshjen e Brukselit është një detyrë e Republikës së Kosovës”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ka shtuar se e mbështet Kosovën dhe kërkesën e saj për zbatimin e marrëveshjes dhe i përgëzon autoritetet e Kosovës për sensin e vetëpërmbajtjes dhe dëgjimin e aleatëve që sugjeruan shtyrjen për 30 ditë.

“Këto situata nuk tregojnë se Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo i gabuar, por këto situata tregojnë se pse kemi nevojë për këtë. Këto situata tregojnë se pse duhet Ballkani i Hapur dhe pse Kosova duhet të vijë të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur”.

Sipas Ramës, këto situata kanë dy rrugë, luftën ose ndërtimin e paqes.

“Ne duhet të punojmë për të ndërtuar rrugë ndërveprimesh që na japin mundësinë të kuptojmë që nuk jemi dy palë qënie, por jemi të gjithë njerëz dhe kemi detyrimin që fëmijëve tanë t’iu lëmë një hapësirë paqeje e jo një zonë të mbledhur me mina që shpërthejnë për lloj-lloj arsyesh”, u shpreh Rama.

Ndërsa, kryeministri spanjoll për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur ka thënë se krahas miqësisë me Shqipërinë, Spanja mendon se një deklaratë e njëanshme e pavarësisë është shkelje e të drejtave ndërkombëtare, prandaj nuk mund të jenë në favor të këtij pranimi.

 

Edi Rama: I bëj thirrje Vuçiqit të mos ushqejë grupet e caktuara në veriun e Kosovës

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika