Begaj telefonon Osmanin, vlerëson maturinë e autoriteteve të Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka njoftuar se ka zhvilluar njëbisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, të cilës i ka thënë se shteti i Kosovës është një realitet i pakthyeshëm politik dhe kontribues për paqen

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Foto e postuar në llogarinë e tij në Facebook

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të hënën e 1 gushtit nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ka zhvilluar bisedë telefonike me homologen e tij nga Kosova, Vjosa Osmanin.

Në këtë telefonatë Begaj ka thënë se e vlerëson maturinë e autoriteteve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakorduara më herët.

“Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe sovraniteti i saj mbetet i pacënueshëm”, përfundon postimi i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Postimi i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Facebook

Mbështetje për marrëveshjen e reciprocitetit ka shprehur dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ka shtuar se e mbështet Kosovën dhe kërkesën e saj për zbatimin e marrëveshjes dhe i përgëzon autoritetet e Kosovës për sensin e vetëpërmbajtjes dhe dëgjimin e aleatëve që sugjeruan shtyrjen për 30 ditë.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika