Reagon përsëri KFOR-i, tregon se është duke e monitoruar situatën në veri të Kosovës

KFOR-i ka bërë të ditur se janë të gatshëm që të marrin masa të nevojshme për ta “mbajtur Kosovën të sigurt”. Ata kanë bërë të ditur se ende janë duke e monitoruar gjendjen në veri

Foto e postuar nga KFOR-i

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it të vendosura në Kosovë, kanë bërë të ditur se janë duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës, së bashku me disa organizata të tjera vendore e ndërkombëtarë të sigurisë.

Në një reagim të tyre thuhet se ata janë të gatshëm t’i marrin masat e nevojshme për ta “mbajtur Kosovën të sigurt”.

“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e tij të OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm për të miratuar masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkaq, pas ditës së diel kur situata ishte e tensionuar në veri të Kosovës, e hëna është më qetë. Shumica e barrikadave janë larguar nga pikat kufitare, përveç asaj në Jarinjë e Bërnjak.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media, ku tha se deri sa të hiqet barrikada e fundit do të vazhdojnë me masën e reciprocitetit me Serbinë në kuadër të hyrje-daljeve me dokumente identifikimi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika