E-mailet e Edi Ramës publikohen nga hakerët

Qeveria shqiptare është duke u përballur me një sulm kibernetik nga i cili janë publikuar e-mailet e kryeministrit të Shqipëriisë, Edi Rama. Nga faqja ku u publikuan mësohet se e-mailet kanë të bëjnë me problemet e punësimit në administratë, problemet me pronat duke përfshirë këtu dhe ankesat e shqetësimet e qytetarëve lidhur me gjendjen aktuale në Shqipëri

Ilustrim

Qeveria shqiptare pak ditë më parë është përballur me një sulm kibernetik, i cili pasoi me hakimin e faqeve qeveritare. Nga ky sulm kibernetik janë postuar disa e-maile të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

E-mailet e publikuara të kryeministrit Edi Rama kanë të bëjnë me problemet e punësimit në administratë, problemet me pronat apo kriteret që përdoren në tenderët publikë të cilat kanë përjashtuar kompani të ndryshme.

Në mesin e këtyre e-mail janë dhe ankesat e shqetësimet e qytetarëve për gjendjen aktuale në Shqipëri.

https://homelandjustice.ru/ ishte website ku u publikuan materialet e kreut të qeverisë, madje edhe ato që janë fshirë nga inbox.

Se Shqipëria është duke u ballafaquar me sulm kibernetik ka njoftuar Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit më 17 korrik të këtij viti. Sipas kësaj agjencie, sulmi kibernetik vinte nga jashtë Shqipërisë.

Duke filluar nga ky njoftim, shërbimet online dhe sistemet qeveritare kanë qëndruar të mbyllura për disa ditë.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika