Kina lëshon raketa balistike rreth Tajvanit

Ushtria kineze të enjten e 4 gushtit lëshoi raketa rreth ishullit të vetëqeverisur si shkak zemërimi kundër udhëtimit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, në Tajvan

Kina ka organizuar stërvitje masive ushtarake rreth Tajvanit, të cilin Pekini e konsideron provincë të shkëputur prej saj.

“Forcat raketore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore lëshuan lloje të shumta raketash konvencionale në disa rajone detare të përcaktuara në lindje të Tajvanit, duke goditur me saktësi objektivat”. Raporton Reuters.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit konfirmoi se ushtria kineze kishte lëshuar “disa raketa balistike në ujë rreth verilindjes dhe jugperëndimit të Tajvanit”, shkruan Anadolu.

“Ushtria kombëtare (tajvaneze) e kuptoi menjëherë dinamikën e nisjes, aktivizoi sistemet përkatëse të mbrojtjes dhe forcoi gatishmërinë luftarake”, tha ministria.

Zhang Junshe, një studiues i lartë në Akademinë e Kërkimeve Detare të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, i tha se stërvitjet përfshijnë gjuajtje të drejtpërdrejtë me rreze të gjatë dhe lëshime konvencionale të raketave.

Përgjigjja ushtarake vjen pasi Pelosi zbarkoi në ishullin e vetëqeverisur të martën mbrëma në një vizitë të paparalajmëruar, duke shkaktuar zemërim te Pekini, i cili e sheh atë si shkelje të integritetit të tij territorial.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika