Dua Lipa nderohet nga presidentja Osmani me titullin “Ambasadore Nderi”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nderuar yllin botëror, Dua Lipa me titullin 'Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës'

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe artistja Dua Lipa

Të premten e pesë gushtit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë titullin ‘Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës’, artistes Dua Lipa.

E para e vendit ka bërë të ditur se këtë e ka bërë në Presidencë, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindonin dhe vajzat.

“I ndava titullin sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falenderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

May be an image of 2 people, people standing and indoor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Presidencë duke nderuar Dua Lipën me titullin “Ambasadore nderi”

Ndërsa për vajzat e saj, Osmani ka thënë se kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë Dua Lipën, që siç thotë ajo është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës.

“Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill”, ka shtuar presidentja Osmani.

Po ashtu ajo ka përsëritur mesazhin e përbashkët me Dua Lipën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, për të cilin ka thënë se njëherësh është edhe moto e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika