Çitaku: Nuk do të ketë luftë në Kosovë, NATO është garantuese e sovranitetit të Kosovës

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që të mos bëhet panik, sepse nuk do të ketë luftë në Kosovë. Ajo ka shkruar se NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës, dhe se sipas saj, Serbia e di shumë mirë çka sjell një konflikt i hapur me NATO-n

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

“Nuk do të ketë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panik. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjell një konflikt i hapur me NATO-n. E ka provuar”.

Kështu ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në një intervistë për gazetën italiane La Republica, ka folur për situatën tensionuese që ishte krijuar mbrëmjen e 31 gushtit në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se ekziston mundësia për një konflikt të ri në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe për këtë gjë e ka fajësuar shtetin serb. Sipas kryeministrit të Kosovës, prapa vendimeve dhe veprimeve të Serbisë qëndron presidenti rus Vladimir Putin.

Çitaku, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se lufta konvencionale ka përfunduar.

Sipas saj, tashmë betejat janë të një natyre tjetër.

“Ka pasur luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasur mundësinë të luftojmë atëherë. Ndërkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht të flasë për stikersa e barikada”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës foli edhe për sulmet e fundit me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë në veri të Kosovës. Sipas tij, këto sulme janë të dirigjuara nga Beogradi.

Deklarimi i kreut të qeverisë ka ngjallur reagimin edhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Çfarë të duhet propaganda e kundërshtarëve të shtetit, kur ke një kryeministër që të bën autogol?!”

Kështu ka shkruar Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjersa ka theksuar se Kryeministri Kurti vazhdon të flasë për një “Kosovë të luftës, krizës e panikut” duke i bërë një konkurencë verës kulturore të kryeqytetit.

Ndër të tjera, ai ka përmendur aleancën ushtarake me NATO-n, e cila sipas tij, duhet të jetë një synim historik, duke theksuar se të krijuarit një panik “është interes veç i Vuçiqit e i Serbisë”.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika