Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen mbi 27 kg substanca narkotike

Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me Narkotikë, pas pranimit dhe trajtimit të një informate rreth trafikimit me narkotikë, kanë zbatuar operacionin policor ‘goditja’, ndërsa kanë konfiskuar mbi 27 kilogramë marihuanë dhe kanë arrestuar një të dyshuar

Ilustrim

Një person është arrestuar të martën e nëntë gushtit pasi atij i janë konfiskuar mbi 27 kilogramë marihuanë.

Në njoftimin e policisë thuhet se në zbatim të operacionit policor, në fshatin Mramor të Prishtinës, është ndaluar një veturë me targa vendore.

“Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me Narkotikë, pas pranimit dhe trajtimit të një informate rreth trafikimit me narkotikë, sot, më 09.08.2022 ora 12:00, kanë zbatuar operacioni policor ‘goditja’. Policia, gjatë kontrollit të veturës të cilën e ngiste N.N., (viti i lindjes 1988, mashkull, kosovar), ka gjetur dhe konfiskuar 27 kg. e 600 gr., substancë që dyshohet të jetë marihuanë”, thuhet në njoftim.

Konfiskimi i substancës narkotike

Po ashtu, janë sekuestruar edhe një veturë me targa vendore, 60 euro dhe 320 dinarë (monedha serbe).

Për veprimet lidhur me rastin është lajmëruar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore të Prishtine dhe me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake është kryer kontroll te shtëpia e të dyshuarit (në fshatin Badofc i Ri Graqanicë), por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Me vendim mbi ndalimin e personave nga ana e prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika