Policia parandalon kontrabandën me kafshë nga Serbia

Dy të dyshuarit për kontrabandim të kafshëve nga Serbia janë paraqitur në stacionin policor

Dy automjete përmes të cilave po barteshin kafshët janë hasur në fshatin Hodonovc të Kamenicës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Patrullat policore kufitare, të martën rreth orës  10:40, kanë pranuar informatën se nga territori i Serbisë, përmes rrugëve malore, është kryer kontrabandë me mallra (kafshë).

Bëhet e ditur se shoferi i njërit nga automjetet kishte devijuar rrugën me të vërejtur patrullën e policisë. I njëti ka lënë automjetin dhe ka ikur arave.

“Në automjet kishte të ngarkuar kafshë, gjashtë dele dhe një viç. Po ashtu është hasur edhe automjeti (furgon) i braktisur dhe në të kishte dy lopë. Pra, në dy automjetet kishte gjashtë dele, dy lopë e një viç”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, dy të dyshuarit (drejtuesit e automjeteve), F.B., (32 vjeçar, mashkull kosovar) dhe F.B., (37 vjeçar, mashkull kosovar), janë paraqitur në polici.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika