Mali i Zi: 1 i vdekur dhe 86 raste të reja me COVID – 19

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi, ka publikuar rezultatet e mostrave të 1174 personave, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 86 prej tyre, ndërsa është konfirmuar se ka vdekur 1 person i infektuar brenda 24 orëve të fundit.

Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar, gjithsej, 102 pacientë. Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të të testuarëve, të së shtunës ishte 7.33 për qind.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 705 persona.

Ndërsa, raste aktive me COVID-19 janë, gjithsej, 603 persona. Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me virus është 233 mijë e 265.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika