Lushtaku publikon një xhirim të vitit 1994, ku dëshmori i kombit Bekim Berisha (Abeja) fliste për lirinë e Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku e ka publikuar një xhirim të vitit 1994 ku shihet dëshmori i kombit Bekim Berisha, teksa fliste për lirinë e Kosovës

Bekim Berisha, dëshmpor i kombit

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushatku, e ka publikuar një xhirim të vitit 1994 ku shihet dëshmori i kombit Bekim Berisha i njohur me nofkën e luftës “Abeja”, duke folur për Kosovën.

“Mos fleni se çdo fillim është i vështirë, s’ka organizim, unë vetëm jam i larguar fizikisht se me shpirt atje qëndroj dhe atje jetoj”, dëgjohet të thotë dëshmori Berisha.

Në pamjet e vitit 1994  komandant “Abeja”, flet për lirinë e Kosovës, ku e thekson nevojën për vetëdije dhe rezistencë kombëtare.

“Arma më e fortë është kur zërin e ngritë për liri, ajo është arma më e fortë, kur je i vetëdishëm dhe kur thua se mëmëdhe nga ty nuk largohem”, kishte thënë komandanti Berisha.

Me humor dhe me mall për vendin e tij Kosovën Berisha fliste për jetën në mërgim.

“E di si është në mërgim isha edhe vetë, jam edhe tash edhe do të gjendemi, kështu pra e ka jeta jonë, lindja me robërinë, me përshëndetje me braktisje me metoda të ndryshme për Kosovë. Vij turist prej Bosnjes dhe Hercegovinës, i plagosur eci si pinguin, i plagosur për herën e tretë”, thoshte ai në videon e publikuar nga Lushtaku.

Kurse Lushtaku i cili edhe e ka publikuar videon, ka shkruar se komandanti “Abeja” nuk e duronte robërinë e as krimet mizore të Serbisë

“Një xhirim amator bashkë me Bekim Berishën-Abenë, në kohën kur organizimi i luftës çlirimtare po merrte përmasa edhe në mërgim. Abeja veç robërinë nuk e duronte, siç nuk duronte as krimet mizore serbe në ish-Jugosllavi, për çka edhe ju bashkua luftës në Kroaci e në Bosnjë. Siç dëgjohet edhe nga zëri i tij, Abeja mendjen e zemrën e kishte në organizimin e luftës edhe në Kosovë”, ka shkruar Lushtaku.

“Abeja” ishte njëri prej komandantëve më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 15 qershor 1966 në fshatin Grabovc të Komunës së Pejës dhe ra dëshmorë më 10 gusht 1998 në Betejën e Junikut. Ishte njëri ndër luftëtarët më të dashur jo vetëm në Rrafshin e Dukagjinit, por në mbarë opinionin liridashës të Kosovës.

Mori pjesë në Luftërat e Kroacisë dhe Bosnjës, dhe më vonë në Luftën e Kosovës. Pas përfundimit të Luftës në Kosovë, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së e gradoi me gradën Gjeneral–Major.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika