21 vjet nga masakra e Lubotenit

Janë bërë 21 vjet nga masakra e Lubotenit, ku forcat maqedone të sigurisë vranë dhejtë civilë, burgosën dhe keqtrjtuan edhe shumë të tjerë

Memoriali i të vrarëve në masakrën e Lubotenit

Të martën e 12 korrikut bëhen 21 vjet nga masakra e Lubotenit, ku forcat maqedonase të sigurisë vranë dhjetë civilë shqiptarë në këtë fshat.

Ky operacion i ndërhyrjes së këtyre forcave filloi mëngjesin e 12 gushtit 2011, ku forcat poilicore dhe ushtarake vranë një fëmijë 6-vjeçar, e disa persona të tjerë.

Gjithashtu në këtë aksion u dogjën 12 shtëpi, u arrestuan dhe u keqtrajtuan rreth 100 banorë të tjerë, me arsyetimin se në këtë fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.

Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u procedua dhe u gjykua nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte, me ç’rast për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, ndërsa i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza.

Ndërsa, Tarçullovksi u dënua nga Gjykata e Hagës me 12 vjet burg për vrasje, dhe gjithashtu për thyerje të ligjeve të luftës, dhe shkatërrimit të pasurisë.

Kurse, pas 8 vjetësh burg, ai është liruar dhe tashmë ndodhet në liri, gjithashtu shteti maqedon Tarçullovski dhe Boshokvski njihen dhe nderohen si heronj kombëtarë të këtij konflikti.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika