Shkupi – Ballkani dhe Superliga e Kosovës, janë temat për të cilat do të diskutohet sonte në “Dueli Sportiv”

Të dielën e 14 gushitit në “Dueli Sportiv”, do të analizohet përballja në mes të Shkupit dhe Ballkanit, në kuadër të play-off të Ligës së Konferencës si dhe xhiroja e parë e Superligës së Kosovës në futboll

Dueli Sportiv

Edhe sonte në ekranin e RTV Dukagjini, emisioni “Dueli Sportiv” për rreth 2 ore do sjell para jush trajnerët më të njohur të futbollit në vend dhe jo vetëm.

Ballkani ka shkruar histori duke arritur në play-offin e Ligës së Konferencës pasi mposhti pas penalltive Klaksvikun nga Ishujt Faroe.

Në play-off, therandasit do të përballen me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupin. Ky takim zhvillohet të enjten nga ora 21:00 në stadiumin “Todor Proeski Arena”.

Të shtunën ka nisur edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll filluar edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina dhe Gjilani kanë shënuar fitore në frymën e fundit të ndeshjeve, derisa skuadra nënkampione në fuqi, Drita, ka arritur t’i shmanget humbjes në Mitrovicë, ndonëse në pjesën e parë ishte në disavantazh prej dy golash.

Përballja në mes të FC Drenicës dhe Llapit ka qenë ndeshja e vetme që është zhvilluar sot. Ndeshja në mes të Ballkanit dhe Malishevës nuk është zhvilluar pasi Ballkani është paraqitur në Ligën e Konferencës.

Për të diskutuar për këto tema, sonte në studion e “Dueli Sportiv” do të jenë, Qeqa Krelani – gazetare, Omer Bunjaku – drejtor sportiv i FC Shkupit, Bylbyl Sokoli – analist i rregullt, Afrim Tovërlani – analist i rregullt, Muhamet Dragusha – trajner dhe ish/futbollist.

Emisioni qëndor i sportit në RTV Dukagjini, “Dueli Sportiv” me Ndrec Gjonaj dhe Erza Brahushi, transmetohet çdo të diel nga ora 22:00.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika