KEDS-i njofton se të hënën nisin reduktimet e rrymës

KEDS-i ka njoftuar se ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT-it, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga mëngjesi i së hënës

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS)

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se të hënën e 15 gushtit do të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike.

Përmes një komunikate për media, KEDS-i, ka njoftuar se këto kufizime, në bazë të planit të dërguar gjatë ditës së hënë konsumatorët do të kenë nga gjashtë orë energji elektrike dhe dy orë kufizime.

“Prej nesër, vendi do të furnizohet vetëm nga prodhimi vendor. Kjo, pasi KEDS dhe KESCO nuk kanë mundësi financiare më që të nominojmë energji jashtë asaj që prodhohet nga gjeneratorët vendorë. Deri tek kjo situatë ka ardhur për shkak të çmimeve enorme që ekzistojnë në tregjet ndërkombëtare dhe mosmbulimit të kostos së sistemit. Kjo ka sjellë situatë të rëndë financiare edhe për KOSTT-in, të cilën ENTSO nuk e lejon më të bëjë devijime. Kjo bën që secila kërkesë mbi prodhimin vendor të kufizohet në pamundësi të mbulimit nga importi”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, energjia elektrike e blerë deri më tani ka shkaktuar humbje enorme.

“Gjatë shqyrtimit të jashtëzakonshëm tarifor, rregullatori kishte marrë parasysh subvencionin e qeverisë prej 100 milionë eurosh. Asnjë cent nga ajo shumë nuk është shpërndarë tek furnizuesi. Kjo, e ka rënduar gjendjen edhe më tepër. Sot, disa muaj pas, të gjitha mundësitë financiare janë shteruar”, vijon njoftimi.

Dy kompanitë, pra KEDS dhe KESC, siç thuhet në njoftim, nuk mund të bartin më të vetme barrën e krizës botërore energjetike dhe pasojat e saj në Kosovë.

Andaj, është kërkuar me urgjencë edhe veprimi i akterëve tjerë në mënyrë që që përballohet kjo krizë.

Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, teksa ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, ka thënë se dimri i këtij viti do të jetë më i rëndi që vendi ka përjetuar ndonjëherë.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka theksuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, nuk po bën asnjë përpjekje për të mundësuar ndonjë zgjidhje lidhur me krizën energjetike që vendi do të kaplohet në sezonën e dimrit.

“Po futemi drejt theqafjes, me një Qeveri që s’ka plan e as ide si të na kapërcejë përtej dimrit më të vështirë ndonjëherë. Ndonëse do t’i bëjë dy vjet pa lënë asnjë shenjë, e edhe me një dimër të vështirë, ata do të shërbehen me arsyetimet e zakonshme tashmë për 20 vjet”, ka shkruar ai.

Sipas tij, reduktimet e energjisë dhe faturat e shtrenjta do të godasin secilën familje kosovare e secilin biznes – prodhues, tregtar e shërbyes pa dallim.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika