Buzhala për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e 90 milionë eurove: Asnjë cent s’është derdhur në arkat e KESCO-s

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), Viktor Buzhala, ka theksuar se sistemi elektrik i Kosovës është i tëri në gjendje të rëndë. Lidhur me zotimin e Qeverisë së Kosovës për subvencionim të 90 milionë eurove, Buzhala ka thënë se asnjë cent nuk është derdhur në arkat e KESCO-s

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), Viktor Buzhala

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), Viktor Buzhala, ka treguar se si ka ardhur deri të situata e kufizimit të energjisë elektrike që nga e mëngjesi i së hënës së 15 gushtit.

Në një intervistë për emisionin “Five”, në RTV Dukagjin, para se ministria e Ekonomisë të dilte me njoftimin se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike në tërë vendin, lidhur me zotimin e Qeverisë së Kosovës për subvencionim të 90 milionë eurove, Buzhala ka thënë se asnjë cent nuk është derdhur në arkat e KESCO-s.

Ai ritheksoi se sistemi elektrik i Kosovës është i tëri në gjendje të rëndë.

“Sistemi elektronik i Kosovës është duke u ballafaquar me krizë të rëndë tash e gati 1 vit, arsyeja është rritja enorme e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe si rrjedhojë nuk është reflektuar me koston e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, kemi shkuar vazhdimisht në minus i cili ka ardhur duke u rritur dhe është krijuar ajo ngulfatja e komplet sistemit”, ka thënë Buzhala.

“ZRrE e ka marrë parasysh zotimin e qeverisë për subvencionim të 90 milionë euro dhe pas tarifave subvencionim direkt i çmimit. Fatkeqësisht këto mjete asnjë cent nuk janë derdhur në arkat e KESCO-s, realisht të sistemit dhe si rrjedhojë sistemi elektronik i Kosovës ëhstë komplet në gjendje të rëndë”, shtoi ai.

Sipas Buzhalës, procesi i dytë që ai e quan “negativ” që ka ndodhur është vazhdimi i rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare..

“Nuk mund të parashikojmë si do të jetë situata, çmimet janë ato që janë, por është edhe e vështirë pasi që tërë Evropa është në krizë, edhe ne jemi pjesë e saj. Duhet angazhim i gjithë akterëve, bashkimi i forcave të të gjithë akterëve në mënyë që të përballohet kjo krizë”, është shprehur Buzhala.

Sa i përket parave, siç potencoi Buzhala, aktualisht sistemi është rreth 120 milionë euro minus.

Megjithatë ai theksoi se as këto para nuk do ta zgjidhnin problemin e kufizimeve pasi siç thotë Buzhala është bërë vonë.

“Sistemi është zhytur në kolaps, pasi që po flaism për çmime jashtëzakonisht të larta”.

Meqë Evropa është goditur nga kriza energjetike, Buzhala ka thënë se krejt Evropën duke përfshirë edhe Kosovën do ta pret një dimër i vështirë.

“Krizë të furnizimit me energji elektrike do të ketë, ajo është e sigurt në bazë të parametrave aktual. Evropa është e goditur keq nga kriza energjetike, dhe krejt Evropën e pret një dimër i vështirë, edhe ne jemi pjesë e Evropës”.

Megjithatë, sipas tij, zgjidhja kryesore në këtë rast është kursimi maksimal i energjisë elektrike.

Ndryshe, ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është rikthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike në tërë vendin.

Sipas njoftimit thuhet se duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

“Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se të hënën e 15 gushtit do të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike.

Përmes një komunikate për media, KEDS-i, ka njoftuar se këto kufizime, në bazë të planit të dërguar gjatë ditës së hënë konsumatorët do të kenë nga gjashtë orë energji elektrike dhe dy orë kufizime.

“Prej nesër, vendi do të furnizohet vetëm nga prodhimi vendor. Kjo, pasi KEDS dhe KESCO nuk kanë mundësi financiare më që të nominojmë energji jashtë asaj që prodhohet nga gjeneratorët vendorë. Deri tek kjo situatë ka ardhur për shkak të çmimeve enorme që ekzistojnë në tregjet ndërkombëtare dhe mosmbulimit të kostos së sistemit. Kjo ka sjellë situatë të rëndë financiare edhe për KOSTT-in, të cilën ENTSO nuk e lejon më të bëjë devijime. Kjo bën që secila kërkesë mbi prodhimin vendor të kufizohet në pamundësi të mbulimit nga importi”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, energjia elektrike e blerë deri më tani ka shkaktuar humbje enorme.

Dy kompanitë, pra KEDS dhe KESC, siç thuhej në njoftim, nuk mund të bartin më të vetme barrën e krizës botërore energjetike dhe pasojat e saj në Kosovë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika