Albanese thotë se ish-presidenti i Australisë udhëhiqte pesë ministri

Presidenti i Austarlisë Anthony Albanese tha se ish-presidenti australian, Scott Marrison gjatë periudhës së COVID-19 ka udhëhequr fshehurazi pesë ministri. Marrison shton se këtë e bëri nga frika se ministrat do të paaftësoheshin nga ky virus dhe qeveria nuk do të mund të funksiononte

Presidenti i Australisë, Anthony Albanese (majtas) dhe ish-presidenti i Australisë, Scott Marrison (djathtas)

Ish-kryeministri i Australisë Scott Morrison mbajti fshehurazi pesë role në ministri, thotë kryeministri aktual Anthony Albanese duke e përshkruar veprimet e paraardhësit të tij si “plehra të paprecedentë të demokracisë sonë”.

Morrison po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen si deputet pas zbulimeve, të cilat filluan të dalin të hënën. Por ai ka mbrojtur veprimet e tij, duke thënë se ishte gjatë pandemisë COVID-19 dhe ai “veproi me mirëbesim në një krizë”.

Të martën e 16 gushtit, Albanese tha se i ishte thënë nga “Departamenti i Kryeministrit’ dhe Kabineti se Morrison u bë ministër i përbashkët për portofolet e shëndetësisë, financave, thesarit, punëve të brendshme dhe burimeve në dy vitet përpara se të humbas pushtetin në maj të këtij viti.

Kjo “minoi qëllimisht kontrollet dhe balancat që janë kaq të rëndësishme dhe thelbësore për demokracinë tonë”, tha Albanese. Ai shtoi se ishte “krejtësisht e jashtëzakonshme” që këto emërime ishin mbajtur të fshehta nga votuesit australianë, raporton BBC.

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Karen Andrews tha për mediat lokale se ajo do t’i thoshte zotit Morrison të jepte dorëheqjen si deputet.

Ish-presidenti i Australisë në Facebook është përpjekur të shpjegonte sjelljen e tij, për të cilën ai tha se ishte krijuar për të siguruar që qeveria të vazhdonte të funksiononte nëse ministrat do të paaftësoheshin nga pandemia Covid.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika