Vuçiq nga Brukseli cakton takim në Beograd me serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka ftuar serbët e Kosovës në një takim të dielën në Beograd, takim në të cilin janë ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë

Të enjten e 18 gushtit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në takimin e tij në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi ka caktuar një takim në Beograd me serbët nga Kosova.

Takimi është paralajmëruar të mbahet të dielën në orën 11:00 në Pallatin “Serbia”, raporton mediumi serb, Novosti.

Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve dhe drejtorët e spitaleve.

Ndërkaq, në Bruksel, presidenti Vuçiq përveç se është në takim me kryeministrin Kurti, takimi po zhvillohet edhe me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Po ashtu, ka përfunduar raundi i parë i takimit trepalësh, ndërsa do të ketë raund të dytë të takimit midis liderit të Kosovës dhe atij të Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së.

Kjo me qëllimin që liderët të takohen sërish gjatë ditës.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përfundon raundi i parë trepalësh, vazhdojnë takimet dypalëshe

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika