Një person është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se ka tentuar ta sulmojë seksualisht një grua.
Rasti ka ndodhur më 16 gusht, rreth orës 00:02. Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor pas incidentit.
I dyshuari, pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.