Haradinaj: BE-ja duhet t’ia dorëzojë portofolin Biden-it për marrëveshje finale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se është momenti i duhur që BE-ja t'ia dorëzojë portofolin presidentit të ShBA-së, Joe Biden për marrëveshjen finale për njohje reciproke

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Haradinaj i ka shprehur mirënjohje Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut, duke thënë se “është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portofolin te Presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi”.

Sipas tij, Amerika kësaj here i ka dhënë shtytje procesit të udhëhequr nga BE-ja dhe e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi.

“Zbatimi i rendit dhe ligjit në tërë vendin duhet të ndodhë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkaq, të enjten e 18 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian (BE).

Në ndërtesën ku po mbahej takimi, ishin të pranishëm Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në ndërtesën ku po mbahej takimi ka qenë i pranishëm edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

Pavarësisht takimeve të gjata dypalëshe e tripalëshe, në këtë ditë nuk u arrit marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mbi pesë orë takim, asnjë marrëveshje në Bruksel

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika