Musliu-Shoshi: Pezullimi i dialogut me SHBA demaskon Kurtin si rrezik kombëtar

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën.

Ajo e ka cilësuar këtë veprim si një dëshmi të dështimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke theksuar se ai përbën tani një rrezik kombëtar.

“Kurti nuk është më problem politik ai është rrezik kombëtar! Deklarata e SHBA-së e demaskon plotësisht dështimin e Albin Kurtit.

Ai e ka kthyer Kosovën në vend të pabesueshëm, të izoluar dhe të braktisur nga miqtë tanë më të mëdhenj.

Sa më shpejt të largohet, aq më shpejt Kosova do të kthehet në rrugën e saj me SHBA-në dhe aleatët tanë strategjikë.

Këtë aventurë të Albinit po e paguan populli i Kosovës!”, shkruar Mushliu-Shoshi.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika