Në Ferizaj, policia ndalon dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Në qytetin e Ferizajit, Policia e stacionit në Ferizaj ka ndaluar dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë. Policia e Kosovës njofton se shoferëve iu ka shqiptuar nga një gjobë, ndërsa në anën tjetër vazhdon të shkruajë se veprimet e tilla rrezikojnë jetën e vozitësve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion

Fotoilustrim

Të shtunën e 20 gushtit, Policia e stacionit në Ferizaj në orën 13:30 ka ndaluar shoferin, i cili me automjetin e udhëtarëve ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion duke tejkaluar shpejtësinë në rrugën ” Rexhep Bislimi ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 74 km/h.

“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.M (M/K) i moshës 44 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës.

Në po të njejtën rrugë, policia ka ndaluar shoferin tjetër me inicialet E.S (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili shkatoi kundërvajte duke drejtuar me shpejtësi 82 km/h në zonën e kufizimit 40 km/h.

“Për këtë policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Edhe ky e pranoi në tërësi kundërvajtjen e shkaktuar”, thuhet mes tjerash në postimin e policisë.

Polocia e Kosovës ka thënë se veprimet e tilla rrezikojnë jetën e vozitësve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Policia ka ftuarqytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika