Komunat me shumicë serbe vazhdojnë të mos raportojnë rastet aktive me Covid-19

Komunat me shumicë serbe në Kosovë që nga fillimi i pandemisë me Covid-19, në vitin 2020, nuk kanë raportuar për numrin e të infektuarve, pavarësisht faktit se ato kanë pranuar mbështjetje financiare barna dhe gjëra të tjera logjistike nga Ministria e Shëndetësisë

Ilustrim

Komunat me shumicë serbe në Kosovë edhe pse vazhdimisht kanë mbështetje buxhetore nga institucionet e Kosovës, prapë vazhdojnë të mos bashkëpunojnë dhe mos respektojnë ligjet dhe rregulloret e vendit.

Komunat në fjalë nuk kanë dërguar asnjëherë të dhëna në baza ditore që nga paraqitja e rasteve të para me Covid-19, në vitin 2020 në Kosovë.

Por, ato vazhdimisht kanë pranuar mbështjetje financiare barna dhe gjëra të tjera logjistike nga Ministria e Shëndetësisë.

Dhe derisa këto komuna nuk kanë bërë të ditur numrin e rasteve aktive me virusin Covid-19, komunat të cila aktualisht po qëndrojnë me shifrat më të mëdha të të infektuarve aktivë janë kryeqyteti me 647 raste, pastaj Prizreni me 385 raste dhe Peja me 292 raste aktive me Covid-19.

Por, disa nga komunat me shumicë serbe nuk i janë përgjigjur as auditorit të përgjithshëm. Në komunat në të cilat është kryer auditimi në vitin 2021, janë vërejtur parregullsi dhe se tatimi në pronë nuk është aplikuar, transmeton KB.

Ndër të tjera, këto komuna nuk mbajnë simbolet e Kosovës, dhe para kryesore kanë dinarin, kështu duke rënë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, ndërkaq në disa prej tyre mësimi vazhdon të mbahet me literaturë e planprogram të Serbisë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika