Paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut rritet për 10,9 për qind

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë në Maqedoni të Veriut kanë treguar se në qershor të këtij viti paga mesatare neto për të punsuarit në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 31 mijë e 869 denarë duke shënuar rritje për 10,9 për qind

Fotoilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka thënë se masat e qeverisë po japin rezultatet pozitive në rritjen e vazhdueshme të pagës mesatare mujore neto.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në qershor të këtij viti paga mesatare neto për të punsuarit në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 31 mijë e 869 denarë, që është për 3 mijë 125 denarë më shumë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar.

“Të dhënat të Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se rritja e pagës mesatare mujore neto për 10.9 % në qershor të këtij viti, ka ardhur si rezultat i para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (23.1%), Arte, argëtim dhe rekreacion (17.5%) dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (16.0%)”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

Ky trend i rritjes së vazhdueshme të pagës mesatare neto në vend është rezultat i masave ekonomike dhe politikat që i zbaton Qeveria për rritjen e pagës mesatare dhe minimale që është 18.000 denarë.

Në njoftimin e ministrisë thuhet  se qeveria vazhdon me krijimin e masave dhe ambientit për norma më të larta të rritjes ekonomike dhe rritjes të të ardhurave për të gjithë qytetarët, me qëllim përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve, veçanërisht në kushtet e krizës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika