Largimi i serbëve nga policia e gjykata duket i pamundur

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq paralajmëroi gjatë së dielës se serbët do të largohen nga politika, policia, gjykatat e prokuroritë e Kosovës, në rast se nis zbatimi i reciprocitetit për targa dhe dokumente nga 1 shtatori, pa ndonjë marrëveshje paraprake. Megjithatë, në Kosovë vlerësojnë se vetë Serbisë nuk i konvenon largimi i serbëve nga këto institucione

Ilustrim

Për rreth një javë në fund të marsit, puna në Gjykatën Themelore të Mitrovicës u paralizua.

Shkak u bë bojkotimi i punës nga gjyqtarët serbë.

Deri tek ky veprim, ata erdhën pasi kryetarja e Gjykatës, Liljana Stevanoviq ishte suspenduar.

Kjo masë i ishte shqiptuar Stevanoviqit, për shkak të pjesëmarrjes në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Serbi.

Gjyqtarët bojkotuan punën, derisa Stevanoviq u rikthye përsëri në pozitë.

E një veprim të tillë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiq ka paralajmëruar se mund ta ndërmarrin përsëri.

Por, kësaj radhe, sipas tij jo vetëm gjyqtarët, por edhe policët e prokurorët.

Mirëpo, kjo i duket vështirë e realizueshme, Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Partnerët tanë ndërkombëtarë e njohin dhe e kuptojnë rëndësinë e gjyqtarëve, prokurorëve serbë, policisë që funksionojnë brenda kornizës juridike të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim edhe Presidenti Vuçiq por edhe pala serbe do ta ketë shumë të vështirë që në mënyrë të njëanshme të tërhiqet nga kjo pjesë e marrëveshjes, sikurse mund të ndodhë që të tërhiqen, por më pastaj pasojat do të jenë në anën e Beogradit, në anën e Presidentit Vuçiq”, ka thënë Ehat Miftaraj.

Ehat Miftaraj nga IKD

Ndryshe nga e kaluara, Vuçiq paralajmëroi edhe largimin e serbëve nga Policia e Kosovës.

Megjithatë, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e Policisë, vlerëson se Serbisë nuk i konvenon një veprim i tillë.

“Çështjen funksionale që ka të bëjë me polici gjyqësor, pak i mbanë si variantë rezervë eventuale. Ne kemi kapacitete, që në rast se ai vazhdon me këtë politikën agresive, të paralajmërimeve dhe mundësisë eventuale të tërheqjes, çka unë nuk besoj, që t’i zëvendësojmë ata”, është shprehur Ibishi.

Nuredin Ibishi

Para 1 shtatorit, kur pritet të hyjë në fuqi reciprociteti për targa dhe dokumente, Kosova dhe Serbia është planifikuar të takohen edhe një herë në Bruksel.

E në rast të ndonjë eskalimi të situatës, forcat paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, tashmë janë vendosur në disa pika strategjike në veri të vendit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika