Franca – Kosovës dhe Serbisë: Zbatoni marrëveshjet e arritura

Franca u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për kompromis dhe përmbajtje nga veprimet e njëanshme

Presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministrja Elisabeth Borne

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga marrja e çdo mase të njëanshme që mund të nxisë tensione.

Në një prononcimi për Gazetën Express, ata kanë theksuar së e vetmja zgjidhje është që të diskutojnë e t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura deri tani në Bruksel.

“Ne iu bëjmë thirrje dy palëve që të vazhdojnë diskutimet e tyre në ditët në vijim në frymën e kompromisit, të zbatojnë marrëveshjet që tashmë janë arritur dhe të përmbahen nga marrja e çdo mase të njëanshme që mund të nxisë tensionet”, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Francës.

Diskutime në frymë kompromisi dhe zbatim të marrëveshjeve që tashmë janë arritur po kërkon edhe Parisi zyrtar.

Nga Parisi thonë se mbështesin plotësisht përpjekjet për ndërmjetësim të BE-së, përpjekje që “duhet të lehtësojë progresin drejt një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Të enjten e 18 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian(BE).

Në ndërtesën ku po mbahej takimi, ishin të pranishëm Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në takimi ka qenë i pranishëm edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

Pavarësisht takimeve të gjata dypalëshe e trepalëshe, në këtë ditë nuk u arrit marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po në këtë ditë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka ftuar serbët e Kosovës në një takim të dielën në Beograd, takim në të cilin janë ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova.

Ndërkaq, në pasditen e së enjtes, pas pesë orësh që kishin zhvilluar takime, shefi i diplomacisë evropiane, Borrell, në një konferencë për media ka bërë të ditur se në takimin në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Ai tha se përkundër dështimit për një marrëveshje, dialogu do të vazhdojë ditëve në vijim.

“Fatkeqësisht nuk kemi arritur marrëveshje në takimin e sotshëm, por nuk është përfundimi i këtij tregimi, të dy liderët janë pajtuar që procesi duhet të vazhdojë që diskutimet të rifillojnë në ditët në vijim, ka kohë deri më 1 shtator, nuk ka marrëveshje ditën e sotme, do të vazhdojmë kërkimin për zgjidhje, ky diskutim do të vazhdojë”, ka deklaruar Borrell.

Borrell u shpreh se për çdo eskalim të gjendjes në terren, të dyja palët do të jenë përgjegjëse, teksa tha se takimi i ditës së enjte nuk ishte takim i rregullt, por ishte më shumë një takim për t’i zgjidhur tensionet në Veri të vendit.

“Takimi nuk ishte ndonjë takim normal apo i rregullt, së bashku me Lajçak, të cilin dua ta falënderoj, e kemi thirrur këtë takim, sepse po përballemi me rritje të tensioneve në veri të Kosovës. Mund të themi se ky takim kishte të bënte për përgjegjshmërinë e të dy liderëve për të bërë përpjekje drejt paqes dhe stabilitetit që duhet të zotërojnë në veri të Kosovës, dhe kjo ka ndodhur në një kohë kritike kur po shohim kthimin e luftës në kontitnentin tonë pas invadimit rus në Ukrainë”, ka deklaruar Borrell.

Mbi pesë orë takim, asnjë marrëveshje në Bruksel

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika