Ambasadori Westerlund i dhuroi letra kredenciale presidentes Osmani

Të premten e 26 gushtit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e ri të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, i cili i dhuroi letra kredenciale presidentes Osmani. Në takimin e tyre është diskutur për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ambasadori i ri i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund

Të premten e 26 gushtit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Raportet ndërmjet të dy shteteve janë vlerësuar të mira, teksa presidentja Osmani ka shfaqur besimin se zhvillimet pozitive të raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës e Suedisë do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ambasadorit Westerlund.

“Presidentja Osmani ka falënderuar shtetin e Suedisë për ndihmën e deritashme, duke kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej, e sidomos për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, njofton Zyra e Presidencës.

Pamje nga takimi

Në takimin e Osmanit dhe Westerlund-t është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon.

“Sipas Presidentes Osmani, vendimet e institucioneve të Kosovës janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe se institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtar”, thuhet tutje në njoftim.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Westerlund kanë diskutuar edhe për thellimin e raporteve në sferën e politikës së jashtme, fuqizimin e demokracisë, sundimin e ligjit, barazisë gjinore dhe mbrojtjes së mjedisit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika