BE thërret takim emergjent për çmimet rekorde të energjisë

Evropa po përballet me krizën më të keqe energjetike në dekada si shkak i kostove të larta të gazit dhe energjisë elektrike. Për këtë, kryeministri çek ka bërë ftesë për një takim emergjent të BE-së

Ilustrim

Republika Çeke do të thërrasë mbledhjen e ardhshme të BE-së për të diskutuar masat “konkrete” për të trajtuar krizën energjetike.

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike sipas kryeministrit çek, Petr Fiala, vjen si rezultat i  “dështimit të tregut”. Ai ka bërë thirrje për një masë, e cila do të përfshinte gjithë BE-në e njëherësh, do t’i kufizonte çmimet.

Ndërkaq, ai pritet të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për të diskutuar për kufizimet e mundshme të çmimeve. Takimi mes tyre pritet të mbahet të hënën.

Tashmë, Evropa po përballet me krizën më të keqe energjetike në dekada si shkak i kostove të larta të gazit dhe energjisë elektrike. Një krizë e tillë paraqet një nxitje të mundshme të trazirave në shoqëri, në aspektin politik dhe atë social.

Ndër të tjera, politikanët europianë kanë ndarë rreth 280 miliardë euro për të lehtësuar dhimbjen e rritjes së çmimeve të energjisë për bizneset dhe konsumatorët, por një shumë e tillë mund të zbehet nga përmasat e krizës, e cila u thellua më shumë pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Këto janë çmime që askush nuk mund t’i përballojë, Po përpiqem të fitoj mbështetje për një zgjidhje mbarëeuropiane,” u tha Fiala gazetarëve në Pragë, përcjell EO.

Një thirrje është bërë nga vetë vendet antare të BE-së ashtu që të krijohet një qasje e përbashkët politike që do t’i ndihmonte vendet individuale, të cilat nuk janë në gjendje të përballojnë kostot e rritjes së energjisë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika