Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti, për t’u takuar dhe diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kreut të qeverisë, Albin Kurti, për të diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Haradinaj ka theksuar se për AAK-në “çëshja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake”.

“Gjithmonë kam konsideruar se për tema të interesit nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë. Të gjithë e kanë pjesën dhe rolin e tyre”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.

Por, kreu i AAK-së, nuk e la pa kritika kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Haradinaj u shpreh se Kurti, nuk është konsultuar fare me partitë opozitare për diskutimet që kishin ndodhur në Bruksel.

“Megjithëse nuk mund ta lë pa e përmendur se Alenacën si parti, por edhe Opozitën në tërësi, kryeministri Kurti këtë herë i kishte përjashtuar nga çfarëdo konsultimi, apo edhe më keq, informimi, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Bruksel”, është shprehur Haradinaj.

Në fund, ish-kryeministri i Kosovës, i ka falënderuar emisarët e dërguar nga ShBA dhe BE, Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajcak, dhe po ashtu ambasadorin Jeff Hovenier për kontributin e tyre për ta gjetur një zgjidhje në lidhje me situatën e tensionuar në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, ai i ka falënderuar ata edhe për informimin siç ka thënë në baza ditore në lidhje me diskutimet Kosovë-Serbi.

Takimi është paraparë të mbahet të martën, kurse të ftuar janë të gjitha partitë opozitare. Deri më tani vetëm Haradinaj e ka konfirmuar pjesëmarrjen, kurse liderët e partive të tjera nuk janë deklaruar ende.[insert page=’80885′ display=’dukagjini-e.php’]

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika