Halimi për dhunimin e vajzë së mitur në Prishtinë: Lajm tragjik

Veprimtarja e të drejtave të grave dhe njëherit zëdhësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar lidhur me dhunimin e të miturës në Prishtinë nga pesë persona

Sibel Halimi

Sibel Halimi, veprimtare e të drejtave të grave ka thënë se dhunimi i të miturës nga pesë persona në Prishtinë “është lajmi tragjik”.

“Këmbana tjetër e alarmit të një shoqërie që kërkon qasje urgjente të trajtimit e diskutimit gjithëpërfshirës për të drejtat e vajzave”, ka thënë ajo.

Halimi më tej është shprehur se “gjuha e dhunës, shtypjes e misogjenizmit të legjitimuara nga mentaliteti i çdoditshëm patriarkal shpërfaq veprime të tilla çnjerëzore”.

Ndërsa sipas saj përgjegjësia institucionale ndaj dënimit të këtyre rasteve dhe ofrimit të sigurisë për vajzat “është thelbësore që rastet e tilla të mos përfundojnë vetëm në kronika mediale, por kryerësit të marrin dënimin e merituar!”, ka përfunduar Halimi.

Gjykata i ndalon dy persona të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika