Borrell: Të parandalohen përpjekjet e Rusisë për destabilizim të Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka thënë se ka thënë se duhet të ofrohet një perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor që të zgjidhen krizat në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

Ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian(BE) kanë rënë dakord në Pragë në një takim jozyrtar se përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të parandalohen dhe se për stabilitetin e Evropës, rajoni duhet të ketë një perspektivë evropiane, raporton kp.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka thënë se duhet të ofrohet një perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor, që të zgjidhen krizat në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe të mos ketë ndërhyrje të Rusisë në punët e brendshme të Bosnjë-Hercegovinës.

“Ne jemi duke bashkëpunuar në Bosnjë-Hercegovinë, ku operacioni ALTHEA luan një rol kyç për stabilitetin. Ne duhet t’i ofrojmë një perspektivë evropiane Ballkanit Perëndimor. Ne duam të ndihmojmë në zgjidhjen e krizave në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Vërejmë përpjekje nga jashtë për të ndërhyrë në punët e brendshme të Bosnjë-Hercegovinës”, ka thënë Borrell në një konferencë për media gjatë takimit.

Ballkani Perëndimor dhe Afrika ishin në agjendën e takimit të ministrave të mbrojtjes kur diskutuan pasojat globale të pushtimit rus të Ukrainës me pikat e reja të krizës në mbarë botën si rajone që Rusia po përpiqet t’i destabilizojë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika