Kurti takohet me shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë

Në takimin mes kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti dhe shefit të misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz dhe kanë biseduar për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për arsimin dhe aftësimin profesional

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz

Të mërkurën e 30 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takimin mes është biseduar për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për arsimin dhe aftësimin profesional, në shërbim të rritjes së punësimit për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“U theksua rritja ekonomike prej 4,9 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, si tregues shtesë, që demokracia cilësore shkon bashkë me zhvillimin ekonomik”, thuhet në zyrën e Kryeministrisë.

Gjatë takimit të Kurtit fhr Dietz-it është folur edhe për reformat në drejtësi, procesin e vetingut, si dhe luftimin e krimit e korrupsionit.

“Duke vlerësuar përkrahjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Luksemburgut, Kryeministri Kurti shprehu vullnetin e Qeverisë për rritje të bashkëpunimit’, thuhet tutje në njoftim.

Kurti ka falënderuar Dietz-in për marrëveshjen e re bilaterale dhe memorandumin e bashkëpunimit me Qeverinë e Luksemburgut, e cila parasheh përkrahje financiare për Kosovën.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika