Rasti i arsimtares me shami, Muharremaj: Bordi i prindërve nuk ka të drejtë të punësoj apo shkarkoj askënd

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar për rastin e “përjashtimit”, të një arsimtareje në këtë komunë vetëm pse ajo mbante shami, ai ka thënë se bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna

Pas lajmit se është drejtori i shkollës me bordin e prindërve në një shkollë të Suharekës, kanë marrë vendim ta përjashtojnë një mësimdhënëse nga puna vetëm pse e ka vendosur shaminë, ka reaguar kryetari i kësaj komune i cili ka thënë se “bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna”.

Bali Muharremaj ka bërë të ditur se nëse ndonjë mësimdhënës ka rast disiplinor, atëherë është Komisioni Disiplinor që merret me atë rast.

“Në qoftë se ndonjë mësimdhënës ka rast disiplinor, atëherë është Komisioni Disiplinor që e trajton rastin dhe i sugjeron drejtorit, respektivisht mua si kryetar për veprimet institucionale. Deri në një rast të tillë, të gjithë mësimdhënësit ushtrojnë detyrat e veta konform procedurës së lartpërmendur”, ka shkruar ai në Facebook.

Muharremaj ka thënë se është në udhëtim jashtë vendit dhe se po sa të kthehet do të merret me këtë cështje.

“Për momentin jam në udhëtim jashtë vendit, por që nga dita e hënë do ta trajtoj me prioritet këtë rast, kjo në përputhje me ligjin, me urdhrin administrativ të Ministrisë së arsimit dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe kështu do t’i japim fund edhe debatit krejt të panevojshëm për këtë temë”, ka thënë ai.

Në fund Muharremaj ka thënë se gjuha linçuese ka për qëllim dëmtimin politik të komunës.

Arsimtarja e matematikës, në një shkollë të komunës së Suharekës, Remzie Lezi, është përjashtuar nga e drejta për ta ushtruar profesionin e saj, për shkak të vendosjes së shamisë.

Sipas një dokumenti të publikuar në rrjete sociale, Këshilli Drejtues i Shkollës ka vendosur në mënyrë unanime, që Lezi të përjashtohet nga shkolla.

“Duke u mbështetur në UA NR 03/2016, neni 3 pika 7, që ndalon bartjen e uniformës fetare, i gjithë Këshilli unanimisht vendosi, që nuk i lejohet arsimtares së matematikës, z. Remzie Lezi të ushtrojë profesionin e mësuesisë në shkollën tonë me uniformë fetare”, thuhet në dokument.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, avokati i arsimtares së larguar nga puna  Muhamet Mujaj, ka thënë se vendimin përfundimtar do ta japë Drejtoria Komunale.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika