Zëvendësministrja e Arsimit: Kërkesa e fundit e SBAShK-ut është vështirë të realizohet

Zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inocacionit, Edona Maloku në emisionin "FIVE" në RTV Dukagjini ka treguar për aktualitetin e arsimit në Kosovë. Maloku ka thënë se kërkesa e fundit e SBAShK-ut, sipas saj është komplekse dhe e vështirë që të realizohet

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku

Zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku ishte e ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini dhe ka thënë se ky vit shkollor nuk ka filluar ashtu si do të donin të filloj.

“Në suaza të numrit konkret ne kemi disa të dhëna, të cilat nuk janë të plota, kemi disa të dhëna që në disa sisteme arsimore ende vazhdon greva, por kemi të dhëna që ka variacione brenda saj”, ka thënë Edona Maloku.

Maloku për aktualitetin e arsimit në Kosovë tha se nuk kemi një lloj njëtrajtshmërie në aspektin se si është gjendja në terren.

“Ekipi i ministrisë është takuar me komunitete të shkollave të ndryshme dhe po marrin informacione nga dora e pare për situatën aktuale”, tha zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Edona Maloku për kërkesën e SBAShKU-ut ka thënë se kanë punuar për të adresuar sfidat me të cilat janë përballur mësimdhënësit.

Maloku ka treguar se kanë ndarë buxhet shtesë për mësimdhënësit që konsiderohet si të epërsisë teknologjike, të cilët nuk kanë orë të caktuar për të përmbushur kontratat e tyre.

“Mbi një mijë e 600 norma janë për këtë vit dhe për vitin tjetër janë mbi 2 mijë e 200 norma që i kemi ruajtur”, shtoi Maloku.

Zëvëndësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është shprehur se kanë parashtuar shumë kërkesa në takimet që kanë pasur dhe kërkesa e fundit e SBAShK-ut, sipas saj është komplekse dhe e vështirë që të realizohet.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika