Vuçiq me Ramën në Beograd: Krenar për miqësinë që kemi krijuar me Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po vazhdon të qëndrojë në Beograd, ku po mbahet samiti i radhës i “Ballkanit të Hapur”. Ndërsa, mbrëmjen e së premtes ai është fotografuar buzë lumit Sava me presidentin serb Aleksandër Vuçiq duke shprehur miqësinë ndërmjet tyre

Kryministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq  mbrëmjen e së premtes kanë qëndruar së bashku buzë lumit Sava në Beograd.

Vuçiq e ka publikuar një fotografi me Ramën në rrjetin social Instagram, duke thënë se po ndihet krenar për miqësinë që e kanë krijuar me Shqipërinë gjatë viteve të fundit.

“Mbi ujë, krenar për Beogradin dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar gjatë viteve të fundit”, ka shkruar Vuçiq.

Rama është duke qëndruar në Beagorad qe dy ditë, pasi aty po mbahet samiti i radhës i “Ballkanit të Hapur”, e ku priten të firmosen disa marrëveshje mes tre liderëve kryeministrit shqiptar, Ramës, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe Presidentit të Serbisë Vuçiç.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Ndërsa, në samitin e radhës të nismës rajonale “Ballakni i Hapur” në Beograd në Serbi, në fjalimin e tij, Rama ka thënë se zgjidhja e lëvizjes së lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë me karta identiteti është zgjidhje e Ballkanit të Hapur.

“Dje mund të kishte qenë një ditë krejt tjetër, dita e djeshme tregoi qartë se cila është zgjidhja e Ballkanit të Hapur”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, nëse Kosova do ishte pjesë e Ballkanit të Hapur, nuk do kishte nevojë për gjithë ato tensione.

“Dje mund të kishte qenë një ditë tjetër, ku mediat tona dhe të Evropës të ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh në kufirin në mes të Serbisë dhe Kosovës”.

Gjithashtu, Rama ka deklaruar se “Ballkani i Hapur”, i tejkalon barrierat ekonomike e politike, sipas tij, kjo iniciativë është “një projekt paqeje”.

Iniciativa e “Ballkanit të Hapur”, sipas Ramës do të mundësojë që vendet e Ballkanit, “të mos vuajë më nga hijet e së shkuarës”.

Ndërkaq, pro “Ballkanit të Hapur”, janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar  kishte thënë se nëse kjo iniciativë është e suksesshme, atëherë duhet të jetë e hapur për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, që të përfshihen në nivel të njëjtë.

Kundër, kësaj iniciative është ende shteti i Kosovës, kurse pro saj janë Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe së fundmi edhe Mali i Zi.

Rama të enjten viziton Beogradin

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika