Kosovari që me sëpatë ia mori jetën gruas ukrainase, vritet nga policia

Policia e Berlinit ka njoftuar se ka vrarë një 23-vjeçar me prejardhje nga Kosova, pasi ky i fundit e kishte goditur me sëpatë një grua me origjinë nga Ukraina, në lagjen ‘Lihtenberg’ të Berlinit

Policia në vendngjarje

Të dielën e katër shtatorit në mëngjes ka ndodhur një akt brutal në Berlin-Lichtenberg. Një 23-vjeçar kosovar ka vrarë një grua në një apartament në Löwenberger Strasse.

Sipas zëdhënësit të policisë, Stefan Petersen, krimi ka ndodhur në katin e nëntë të një apartamenti në një ndërtesë parafabrikate dhjetëkatëshe të viteve 1970 në Berlin-Lichtenberg. Siç ka njoftuar Policia e Berlinit pasditen e së dielës, gruaja e vdekur është një 27-vjeçare ukrainase.

Sipas tij, krimi ka ndodhur rreth orës 7:40 të mëngjesit në rrugën Löwenberger. Kur policia kishte arritur, burri e kishte goditur gruan me sëpatë. Më pas zyrtarët policorë e kishin qëlluar 23-vjeçarin kosovar për vdekje.

Ndërsa, dëshmitarët okularë kanë rrëfyer se burri dhe gruaja në fjalë kanë debatuar me zë të lartë më parë. Fqinjët e kanë lajmëruar policinë.

“Ndonjëherë ka bërtitje në bllok,” ka thënë një nga qiramarrësit.

Zëdhënësi i policisë, Stefan Petersen-Schuhmann, ka folur për Berliner Zeitung për një “pamje të tmerrshme” në apartament.

“Gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje nga plagët e rënda që ka marrë me sëpatë. Identitetet e të dyja palëve të përfshira janë aktualisht të paqarta. Komisioni ynë i vrasjeve i #LKA mori përsipër hetimin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika