Qytetari kërkon kthimin e nxënësve në shkolla, përplaset me një mësimdhënës (VIDEO)

Pas sulmit të kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jashari, nga një person (gjysh) në shkollën ''Ismail Qemali'' në Breg të Diellit derisa ai ishte duke dal nga një mbledhje me profesorët grevist, në oborrin e shkollës ka ndodhur edhe një incident me mes një personi (gjysh) dhe disa profesorëve të shkollës

Kanë vazhduar tensionet në shkollën fillore “Ismail Qemali”, në Prishtinë. Pas tollovisë dhe përleshjes fizike në mes të një prindi dhe mësimdhënësve, për mbajtjen e grevës, debati për këtë gjë ka vazhduar edhe jashtë objektit.

Një qytetar është konfrontuar me një mësimdhënës të kësaj shkolle. Qytetari ka kërkuar që të zhvillohet mësimi normalisht, kurse mësimdhënësi e ka kundërshtuar atë duke i thënë se Sindikata e Arsimit e ka organizimin e tyre.

Më poshtë e gjeni konfrontimin në mes të qytetarit dhe mësimdhënësit:

“Mësimdhënësi: Sindikata është partner social i Qeverisë,

Prindi: Mirë a kështu do të vazhdojë kjo?

Mësimdhënësi: Po deri në realizim të kërkesave tona… jemi duke të respektuar, shko në shtëpi të lutem, me gjyshër nuk komunikojmë.

Prindi: Unë kam të drejtë të shprehem…

Mësimdhënësi: Nuk ke kurrfarë të drejte, të drejtë ke në shtëpinë tënde, këtu mos na pengo, ne e kemi organizimin.

Prindi: Në Maqedoni tre muaj nuk kanë marrë paga”.

Greva në arsim është duke u mbajtur nga data 25 gusht, kërkesë kryesore e sindikatave është ekzekutimi i 100 eurove deri në miratimin e ligjit të ri për paga.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika