23 vjet Polici e Kosovës, 22 policë të rënë në detyrë

22 policë të Kosovës kanë rënë në detyrë, për 23 vjet prej kur është themeluar institucioni i Policisë së Kosovës. RTV Dukagjini sjellë rrëfimin për rënien e heroit Izet Demaj, i cili vdiq pasi u qëllua me armë zjarri nga një grabitës i një banke në qytetin e Istogut

Pjestarë të Policisë së Kosovës gjat një marshimi. Foto: PK

Disa shkrepje plumbash ia morën jetën policit Izet Demaj.

Demaj u vra nga një grabitës në dhjetorin e vitit 2018.

Polici hero u përfshi në një përleshje të armatosur, pasi një person tentoi të grabis një bankë në qytetin e Istogut.

Ky akt u vlerësua heroik dhe i cili motivoi policët e tjerë për të vazhduar luftën kundër krimit.

Komandanti i Policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, për një kohë të gjatë kishte shoqëri të mirë me Demajn.

“Unë në momentin e parë, bashkë me disa kolegë e kemi marrë informatën që është plagos Izeti, mirëpo kam mendu se është një plagosje e lehtë, kemi shku në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi rrëfen se Demaj ishte i pakompromis në luftimin e padrejtësive.

“Ka qenë tip që nuk ka mujtë me qëndru kur e ka marrë një informacion që e ka marrë dhe ka qenë asi tipi që ka pas dëshirë vet me i rregullu gjërat. E ka marrë atë guxim, ka shku në drejtim të bankës, të cilin informacion për mendimin tim nuk e ka vlerësuar mirë dhe në në momentin që është afru aty, shihet se si është goditë nga personi i dyshimtë”, ka shtuar Bytyqi.

Demaj ka hyrë në mesin e 22 policëve të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e punës.

Ata, si çdo vit tjetër, janë përkujtuar edhe në përvjetorin e 23-të të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika